Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Perandoria Romake

Shko poshtė 
2 posters
AutoriMesazh
Molosi
Rock'and'Roll
Molosi


Numri i postimeve : 111
Age : 42
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

Perandoria Romake Empty
MesazhTitulli: Perandoria Romake   Perandoria Romake I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 02:04

Sipas njė tradite tė vjetėr romake, qyteti i Romės u themelua nė vitin 753 p.e.s dhe romakėt prej atij viti filluan tė njėhsonin vitin kalendarik te tyre.
Periudha mė e hershme e historisė sė Romės quhet periudhė mbretėrore. Sipas traditės legjendare, kjo periudhė fillonte qė nga themelimi I qytetėrimit tė Romės, mė 753 p.e.s dhe pėrfundon nė vitin 509 p.e.s. Tė gjitha ngjarjet historike qė ndodhen nė atė kohė, nuk mund tė merren si ngjarke reale, duke filluar nga vet qytetit tė Romės. Po ashtu, Remi e Rumuli nuk mund tė merren si personalitete historike. Tė gjitha ato tė dhėna janė hipoteza dhe supozime pa mbėshtetje shkencore. Po t’I vėshtrojme nė mėnyrė kritike disa tė dhėna historike tė asaj kohe, mund tė nxjerrim disa pėrfundime mbi strukturen ekonomike dhe sociale tė shoqėrisė romake tė periudhės mbretėrore. Shikuar nė aspektin historic shkencorė periudha mbretėrore ka qenė nė njė kohė trasitore nga rendi primitive gjinor tek rendi me klasa. Pra, nė fillim shoqėria romake ishte organizuar nė gjini e cila nė tė vėrtetė pėrbėnte celulėn kryesore tė shoqėrisė klanore.
Aty rreth vitit 509 p.e.s mbretėria u shndėrrua nė rebuplikė nė vend tė mbretit u zgjodhen dy konsuj tė cilėt kishin tė drejte t’I bėnin veto njėri tjetrit. Me dhėnien e kontrollit tė financave Senatit, kėtij institucionit iu shtua hapėsira e autorizimit. Senati pėrbėhej prej aristokratėve. Mė vonė, kundėr aristokratėve tė cilėt emertoheshin me nocionin patric filluan tė ngrejnė zėrin plebėt shumicėn e tė cilit e pėrbėnin bjqit. Nė kėtė mėnyrė plebejt fituan shumė tė drejta qė nuk I kishin gėzuar mė parė. Kuvendi ku depertuan ata iu dha e drejta pėr shpikjen e ligjeve. Por, njė gjė ėshtė mė sė e vėrtetė fuqinė e vėrtetė nė duart e veta gjithmonė e mbante Senati...

Vazhdojme tutje pastaj edhe me peridhen e kalimit nga Republika ne Perandori, si dhe me luftrat, ekonomine, politiken, kulturen, besimin, peranoret etj etj
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Mo Cushla
Rock'and'Roll
Mo Cushla


Numri i postimeve : 209
Age : 42
Location : Kudo
Registration date : 10/03/2008

Perandoria Romake Empty
MesazhTitulli: Re: Perandoria Romake   Perandoria Romake I_icon_minitimeSat 29 Mar 2008, 02:48

Perandoria Romake (latinisht: Imperium Romanum) ishte perandoria e ngritur dhe e qeverisur nga qyteti i Romės gjatė qindvjeēarėve 6 p.e.r. dhe 5-6 e.r.

Dy datat qė shėnojnė fillimin dhe fundin e perandorisė romake janė viti 27 p.e.r., fillimi i vitit tė principatės sė Oktavianit, me marrjen e titullit "August", dhe 395 e.r., kur me vdekjen e Teodosit perandoria u nda pėrfundimisht mes nė pjesėn perėndimore (pars occidentalis) dhe atė lindore (orientalis).

Shtysa e perandorisė romake ishte "Senati dhe Populli i Kuiritėve Romakė" (Senatus Populusque Quiritium Romanorum) shkurt, "S.P.Q.R."

Nga koha e Augustusit gjer ne Rėnien e Perandorisė Perėndimore, Roma zotėronte Evroazinė Perėndimore dhe Afrikėn e Veriut dhe pėrbėnte shumicėn e popullsisė sė rajonit. Zgjerimi i Perandorisė Romake nisi shumė mė parė se shteti Romak tė kthehej nė njė perandori dhe arriti kulmin e saj nėn Perandorin Trajan me pushtimin e Dacisė nė vitin 106. Nė kėtė kulm sipėrfaqja e zotėruar nga Perandoria Romake pėrfshinte rreth 5 900 000 km² .

Tregtia, artet dhe kultura arritėn lulėzimin e parė tė lartė tė tyre gjatė kohės sė Perandorisė romake dhe nė zonat e qeverisura nga ajo, poashtu cilėsia dhe niveli i popullsisė sė asaj kohe do tė duhej tė riarrihej nė Evropė dhe Afrikėn e Veriut shekuj mė vonė.

Perandoria Romake ushtronte ndikimin e saj jo vetėm brenda kufinjve tė saj, por edhe pėrtej tyre. Nė gjysmėn e saj lindore ky ndikim u pėrzie me elemente greko-helene dhe orientaliste. Pėrkundrazi Perėndimi u latinizua.

Gjuha latine si gjuha e Romės, ishte gjuha zyrtare qė pėrdorej nė mbarė Perandorinė romake. Megjithėkėtė, nė perandorinė romake u pėrdorėn dhe u ruajtėn edhe gjuhėt vendase. Latinishtja ka qenė me pas nė mbarė Evropėn me qindra vjet gjuha e tė shkolluarve, sidomos nė shkencė, gjer nė kohėn baroke. Ende nė ditet e sotme latinishtja pėrdoret dhe rikrijohet nė disa degė tė shkencės, si p.sh. nė mjekėsi dhe biologji. Prej gjuhės latine kanė lindur disa gjuhe moderne romane Evropiane (Italishtja, Frėngjishtja, Spanjishtja, Portugalishtja dhe Rumanishtja, si edhe Ladinishtja dhe Retoromanishtja). Shumė fjalė tė huazuara gjenden nė gjuhėt gjermanike dhe nė sllavishten. Edhe gjuha shqipe ėshtė ndikuar shumė nga latinishtja dhe nė tė gjenden shumė huazime nga latinishtja.

Gjuha latine ka mbetur gjuha meshtare e kishės katolike romake deri nė Kėshillin e Dytė Vatikanor.

Fundi i Perandorisė Romake zakonisht ėshtė, edhe nėse jo shumė i saktė, 4 shtatori i vitit 476, kur perandori i fundit i Perandorisė Romake tė Perėndimit, Romulus Augustus u hoq dhe nuk u zėvendėsua. Megjithatė, Diokleciani, qė u tėrhoq nė vitin 305, ishte perandori i fundit i njė perandorie tė pandarė, kryeqyteti i sė cilės ishte Roma. Pas ndarjes sė perandorisė nė atė tė Lindjes dhe tė Perėndimit, tė dyja pjesėt vazhduan t“a paraqisnin veten si "Perandoria Romake". Perandoria Romake e Perėndimit u prir dhe ra gjatė qindvjeēarit tė 5-tė dh 6-tė. Perandoria Romake e Lindjes (e cila pėrvetėsoi mė vonė gjuhėn greke si gjuhėn e saj zyrtare), njihet gjerėsisht sot is Perandoria Bizantine, i ruajti traditat ligjore dhe kulturore greko-romake sė bashku me elementet helenike dhe ortodokse tė krishtera edhe pėr njė mijėvjeēar tjetėr, gjer nė rėnien e saj nė duart e Perandorisė Osmane nė vitin 1453.

Vlen tė pėrmendet se, ndikimi nė kulturė, ligj, teknologji, arte, gjuhė, fe, qeverisje, ushtri, dhe arkitekturėn e qytetėrimeve qė pasuan vazhdon ende sot. Sistemi qeveritar i Perandorisė Romake ka ndikuar shumė nė sistemin shtetėror Evropian para sė gjithash nė drejtėsi dhe ligjshmėri.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.yahoo.com
 
Perandoria Romake
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Histori-
Kėrce tek: