Rockandroll
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

 

 Shpirti, a eshte shpirti i pavdekshem?

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Nicknapping
Rock'and'Roll
Nicknapping


Numri i postimeve : 113
Age : 47
Location : qaty ku po bjen bore :-)
Registration date : 25/03/2008

Shpirti, a eshte shpirti i pavdekshem? Empty
MesazhTitulli: Shpirti, a eshte shpirti i pavdekshem?   Shpirti, a eshte shpirti i pavdekshem? I_icon_minitimeMon 28 Apr 2008, 06:12

kur flasim per shpirtin, neve na shkon mendja tek dicka e mbinatyrshme, nje dhurate qe ne nuk kemi ndikim, eshte personi qe i jep nje trupi nje shpirt, apo eshte shpirti qe e personifikon dike?

ketu nuk du ti jep kesaj teme nje kahje TIPIKE RELIGJIOZE, edhe pse ne fakt religjioni eshte nje lloj filozofie, por du me bo ni diskutim qe nashi eshte shume komplex.

fillojm nga e para, personi vdes, cfar ndodh me shpirtin? ku ndodhet ai? po te themi me mire, ne cfar menyre (gjendje substanciale) egziston ai?

sipas feve, shembull hinduistet, budistet besojne qe reinkarnacioni, por qe ne fakt personi qe ka vdek, shpirti i ti kalon tek nje tjeter, por ky person tjeter nuk din asgje per personin qe ka vdek, dmth nuk ka asnje lidhje me te!
feja Krishtere (prej nga edhe ka lind ideja e pavdekshmerise se shpirtit) thot qe ne si person edhe pas vdekjes egzistojme, jo vetem si person fizik por si i tere. por religjioni nuk jep spjegim (ose nuk mundet) te sqaroj kete ne hapsire edhe kohe! sipas fese shpirti fotografia e zotit ne njeri

Fizika spjegon kete fenomenin e hapsires dhe kohes, por shpirtin nuk mund ta definoj si dicka materiale, edhe pse atomet shenderrojne formen e tyre (dmth ja kohore) por njekohesisht jane edhe te perhershme dmth atomet nuk vdesin kurr. fizka mate dimensione p.sh. 1 te millionit te sekundes apo te energjise. nese shkojme me larg tek krijimi i botes dmth tek "Big Bang" fizika mundohet te jep spjegime jo te efektit vet por cka ka ndodhe ndoshta pas 0,00000001 sec mbas "Big Bang". pasiqe ne nuk mund ta dim fillimin e botes, aty mund te fusim fenomenin ZOT, ose Ligjet Natyrore. ne fizike egziston fenomeni edhe Anti-Materie, edhe pse ndryshimi ne mes materie dhe anti-materie eshte minimal, por nese ishim nise nga ajo, nese me krijimin e universit, sikur anti-materja do ta mundete materien, ateher sot nuk do te egzistone shpirti por anti-shpirti.

Neurologjia/psikologjia thot qe nje person njekohesisht ka edhe "shpirtin" e vet ne fakt personalitetin e vet, perderisa egziston ky person, egziston edhe shpirti i ti dmth pas shperbrerjes se materies eshte veshtire edhe "shpirti" te egzistoj ne ate materie. edhe pse personat qe meditojne (shembull) kane nje strukture tjeter nervore, por deri me sot psikologjia ende nuk ka arrite te takoj nje "shpirte" pa personalitetin perkates dmth pa personin. sipas neurologjise egzistenca e shpirtit eshte vetem nje ide intuitive! ne aspektin neurologjik nese hym tekpjeset eelementare dmth atomet, nga te cilat secili nga ne eshte nga te njejtat atome i perbere, si eshte e mundur qe te kemi personalitete (sjpitra) te ndryshem dhe si eshte e mundur nderlidhja ne mes materies edhe shpirtit, dmth si mundet nje materie te di se po ndegjon nje ze, apo sheh nje ngjyre dhe kete te perjetoj ne menyre te vetedieshme? kjo mbetet ende enigme shkencore

Filozofia si shkence, thot qe shembull sikur numrat qe jane te pakufishem dhe nje gje e tille eshte e pamundshme ta marresh me mend, por idea e egzistimit te pakufsihmes eshte e mendushme perkatesisht e mundshme, ashtu edhe ne nuk mund ta dime egzistencen e shpirtit por qe nje dicka e tille eshte e mundshme. kur flasim per shpirtin, duhet te pysim veten si mundet qe ne te kemi idene e egzistimit te shpirtit (Rekursioni, definicioni i nje ideje qe spjegohet permes vetvetes, shembull si eshte e mundur qe truni te lind ide qe te beje zbulime trunore, ose kur une shkruaj, mund te shkruaj se po shkruaj)


ateher lind pytja, per te besu ne dicka te tille, a nevoitet neve Zoti?
egziston nje fenomen i tille apo eshte vetem nje deshire e jona qe me vdekjen tone te mos vdes personaliteti yne?
si spjegohet fenoeni i "drites se bardhe ne fund te tunelit" tek njerzit qe jane klinikisht te vdekun?
apo jemi ne (personaliteti jone) qe mbetet, ajo qe ne kemi arrite edhe kemi bo ne kete jete, ajo qe mbetet mbas vdekjes?
a kane kafshet shpirte? apo a kane kafshet te drejten e te pasurit te nje shpirti?

mendimet e juve edhe njohurite ne lidhje me kete teme jane te mire se ardhuna!
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Shpirti, a eshte shpirti i pavdekshem?
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» mallkimi (nema) eshte e ndalume

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Without Music :: Teologji-
Kėrce tek: