Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Jeteshkrime te artisteve

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Molosi
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 111
Age : 37
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

MesazhTitulli: Jeteshkrime te artisteve   Wed 02 Apr 2008, 05:38

Ktu ju kisha lute te postoni jeteshkrime nga artist....une do te filloj ti postoj disa jeteshkrime nga i madhi Bethoven edhe besoj se do te ju pelqejne

BETHOVEN (Ludvig Van) (1770-1827) kompozitor i madh gjerman

* Babai i Bethovenit ishte tenor po jo shumė i mirė. Si pijanec dhe njeri i palidhur me punėn ai kėrkonte tė nxirrte fitime nga djali i vogėl. Prandaj nisi t'i mėsonte muzikė qysh nė moshėn katėrvjeēare. Sipas tė dhėnave tė kohės del se Babai e paraqiti djalin dy vjet mė vonė para publikut. "Sot mė datėn 26 maj 1776 nė sallėn e Akademisė sė muzikės zoti Bethoven, tenor i Oborrit, do tė ketė nderin tė paraqesė dy nxėnės tė tij, zonjushėn Averdonc kontralto e Oborrit dhe djalin tij 6 vjeēar, Ludovigun. E para do tė ketė mirėsinė tė na kėndojė disa arie tė bukura dhe i dyti do tė japė koncerte tė ndryshme nė piano. "Ky ishte takimi i parė i Bethovenit me publikun, pėr tė cilin nuk dihet se ēfarė pėrfundimi pati.

* Megjithėse me mėsues diletantė dhe me muzikantė shumė tė diskutueshėm, Bethoveni i vogėl bėri tė tillė hapa pėrpara nė studimin e muzikės sa qė, mė nė fund u gjend njė mėsues i denjė pėr tė. Ky ishte i famshmi Neefe, njeri i ashpėr i cili shpejt u zbut e u mrekullua. Ky parashikoi pėr tė njė karrierė moxartiane. Qė nė moshėn dymbėdhjetė vjeē deshi ta kishte nxėnėsin e tij nė organo dhe vendosi po tė mungonte ai, ta zėvendėsonte edhe si dirigjent nė orkestrėn e teatrit tė operės. Kėshtu nė atė moshė tė njomė, Ludovigu i vogėl mundi tė mbante vetveten dhe tė ndihmonte edhe prindėrit.

* Bethoveni ende fėmijė shkoi nė Vjenė ku Moxarti mbahej i paarritshėm. Disa miq, admirues tė muzikantit tė vogėl tė Bonit, deshėn ta takonin mjeshtrin e shquar tė muzikės me muzikantin e ri. Mė nė fund ia arritėn qėllimit, po Moxarti qė takonte vazhdimisht muzikantė tė rinj, e pa me mosbesim. Bethoveni u ul nė piano dhe improvizoi njė pjesė.
"Mirė nuk ėshtė keq,mendoi me vete Moxarti po nuk mė duket tė jetė njė improvizim.Me siguri qė ėshtė fjala pėr njė tė ashtuquajtur improvizim pėr njė copė tė kompozuar me kushedi se sa mundim dhe e mėsuar pėrmėndėsh". Nuk e tha haptas, por e la tė kuptohet.
Bethoveni i acaruar iu lut Moxartit t'i jepte ai vetė njė temė. Moxarti ia plotėsoi dėshirėn dhe i dha temėn. Bethoveni improvizoi njė pjesė tė mrekullueshme, luajti me guxim tė admirueshėm, saqė Moxarti mbeti i shtangur dhe i thirri para tė pranishmėve:
- Kini pėr tė parė se ai do ta bėjė botėn tė flasė pėr tė. Pastaj e pėrqafoi dhe i kėrkoi tė falur.

* Nė atė kohė ishte nė Vjenė njė muzikant i dėgjuar, abati Genilik, qė populli e pėlqeu dhe ishte entuziast pėr pianon e tij aq tė pastėr, aq tė shndritshme dhe aq tė bukur. Njė herė nė shtėpinė e njė miku, tha se atė mbrėmje do tė shkonte tė luante nė piano nė publik dhe do tė maste forcat me njė pianist tė ri tė panjohur. Duke dalė, i sigurt si gjithnjė, thirri:
-E, po nuk bėjmė salsiēe!
Tė nesėrmen miku e pyeti se si shkoi mbrėmja muzikore.
- Aha, - thirri i ligėshtuar abati, - do ta kujtoj deri nė varr, ai djalosh ka djallin me vete. Nuk kam dėgjuar kurrė njė interpretim tė tillė. Improvizioi ashtu si di tė bėjė vetėm Moxarti. Nxirrte nga pianofortja efekte, qė ne nuk i kemi ėndėrruar kurrė.
Miku u bė shumė kurioz dhė pyeti se si quhej ky pianist i ri.
- Ėshtė njė i ri me trup tė shkurtėr, i shėmtuar, i zi, me njė fytyrė kryeneēe. Quhet Bethoven.

* Njė ditė nė parkun e Vjenės, Bethoveni po shėtiste lart e poshtė me Kramerin pianist i dėgjuar, duke dėgjuar koncertin pėr piano nė do minor tė Moxartit. Njė ēast Bethoveni u ndal, ndali edhe shokun duke i tėrhequr vėmendjen pėr motivin qė dėgjohej gjithnjė e mė e bukur. Kur po afrohej fundi, Bethoveni thirri me entuziazėm:
Kramer, ne nuk do tė jemi kurrė tė zot tė bėjmė diēka tė ngjashme me kėtė.

* Njė organist i ri, dėshironte vetėm njė gjė: tė takohej me Bethovenin. Ai siguroi tė hollat dhe u nis pėr nė Vienė. Atje nisi tė kėrkonte, nėpėr rrugėt e qytetit pėr tė gjetur shtėpinė e mjeshtrit. Nė njė rrugicė hasi njė karro tė ngarkuar mė thasė me gurė,sė cilės i kishte dalė rrota nga boshti. Disa qytetarė po ndihmonin karrocierin dhe po ngarkonin sėrishmi thasėt qė kishin rrėshqitur nga karroja. Organisti nisi t'i ndihmonte.Njė nga tė pranishmit e mori vesh se edhe ai vinte pėr herė tė parė nė Vjenė dhe i premtoi, t'i tregonte disa nga monumentet e qytetit. Organisti i tha se i interesonte vetėm njė gjė, tė takohej me Bethovenin.
- Po Bethoveni jam unė! - thirri dikush qė ishte aty pranė. Ishte vetė muzikanti i madh. U pėrqafuan tė dy dhe Bethoveni e ftoi nė shtėpi mikun.

* Midis admiruesve tė Bethovenit mė entuziasti dhe mė i arsyeshmi ishte ndoshta princi Linhovski, i cili i bėnte vizitė dy herė nė javė. Ai nuk e shqetėsonte fare pėr punėn tij. Kur shėrbėtori i shtėpisė, qė ishte rrobaqepės, rrinte nė paradhomė duke qepur dhe i thoshte se mjeshtri ishte nė shtėpi, ai hynte ne majė tė gishtave, ulej nė njė divan qė ishte mė i ngushtė nga tė tjerėt dhe qėndronte atje pėr gati njė orė pa lėvizur nga vendi, ndėrsa Bethovenit, as nuk i binte fare ndėrmėnd pėr tė. Ai vazhdonte nė qetėsi tė shkruante. Princi ishte i lumtur qė qėndronte atje, ndėrkohė qė lindte njė vepėr e re e Bethovenit "tė tij". Nganjėherė princit i kishte takuar qė tė rrinte me orė tė tėra pranė rrobaqepėsit, i cili punonte pa ēarė kokėn pėr praninė e princit.

* Betina Bretanos, qė kishte shkuar pėr ta takuar Bethovenin, i tha:
- Muzika ėshtė njė krijim mė i fortė se filozofia. Eshtė si vera qė tė deh. Kush arrin tė kapė domethėnien e muzikės sime, duhet qė ta ndjejė veten tė mėrguar nga ēdo mjerim ku tė tjerėt zvarriten nė vuajtje!
- Kur po e shoqėronte pėr nė shtėpi rrugės vazhdoi t'i fliste me emocion tė madh dhe nė mėnyrė aq tė ēuditshme; sa qė Betma harroi fare se ishin nė mes tė rrugės, me shumė n* Bethoveni ishte shumė bujar. Zemėrohej shumė po qe se miqtė e tij kishin ndonjė nevojė dhe nuk shkonin tek ai pėr ndihmė.
Kur vdiq i vėllai ai e ndihmoi kunatėn me tė gjitha mėnyrat, edhe pse ajo me sjelljen e saj tė ulėt i kishte sjellė shumė shqetėsime.
Ai vazhdimisht thoshte:
-Virtyti mė i lartė ėshtė tė jesh bujar.
Kohėt e fundit tė jetės, sidomos gjatė sėmundjes vdekjeprurėse, Bethoveni jetoi nė kushte shumė tė vėshtira.
Midis atyre qė u ndodhėn pranė mjeshtrit tė madh ishte edhe miku i tij Rreungin, i cili merrej vesh me Bethovenin duke shkruar nė njė fletore. Nė njė prej kėtyre shėnimeve ėshtė shkruar: "Sot Pashė se ēimkat tė shqetėsonin shumė dhe nė ēdo ēast zgjoheshit.
Me qė keni nevojė tė madhe pėr gjumė, do t'ju dėrgoj diēka pėr tė zhdukur ēimkat."

* Bethoveni ishte mik i familjes sė piktorit Kramolini, i cili kishte njė djalė qė quhej edhe ai Ludovik. Atė Bethoveni e donte shumė. Nėna e Ludovik Kramolinit mburrte zėrin e tė birit.
- Njė ditė mund tė bėhet edhe ai muzikant, - thoshte ajo.
- Pėr atė qiell jo! - thirri Bethoveni. Ludoviku juaj do tė bėhet piktor si babai i tij. Kėshtu mund t'i marrė mendjen gjithė botės, duke pėrdorur nga tė gjitha bojėrat. Po muzikant... jo se do tė ngordhė pėr bukė.

* Njė ditė Ludovik Kramolini i vogėl i kishte gjetur dhe i kishte sjellė njė bllok me shėnime qė atij i kishte humbur. Bethoveni pėr mirėnjohje, deshi t'i jepte njė sold, por djaloshi nuk e pranoi.
- Je njė kokėfortė i vogėl edhe ti si gjithė Ludovikėt. Mė vonė Kramolini u bė njė kėngėtar i shquar dhe kėrkoi tė takohej me mjeshtrin e famshėm. Ai e priti me dashuri tė madhe me kėto fjalė:
- Ky ėshtė pra, - tha duke e parė bashkė me tė fejuarėn; - ai Ludoviku i vogėl e kokėngjeshur i dikurshėm. Edhe qenka fejuar? Mirė, mirė. Tė lumtė! Po kėndona diēka.
Ai nisi tė kėndojė Adelajdėn e Bethoveni dhe pianisti u ul pėr ta shoqėruar. Me qė po kėndonte para muzikantit tė madh Kramolini u impresionua, nuk e nxori mirė zėrin e tij dhe i kėrkoi shoqėruesit tė fillonte edhe njėherė nga e para. Bethoveni pyeti se ēfarė po ndodhte dhe kur pianisti ia shpjegoi ai i tha duke qeshur:
- Po kėndo pa u druajtur i dashuri im Ludovik, unė tashmė nuk dėgjoj asgjė dhe dua vetėm tė tė vėshtroj duke kėnduar.
Kėshtu Kramolini mori vesh se mjeshtri ishte shurdhuar, Njė ditė Luis Spor e takoi nė njė kafe, dhe, me qė kishte kohė pa e parė, i tha:
- Ku ke humbur kėshtu?
- Jo unė, - iu pėrgjigj Bethoveni, - po kėpucėt e mia. Kam vetėm njė palė, ndaj kam qenė i detyruar tė rri nė shtėpi pa dalė fare.


* Bethovenin e lutėn njėherė qė tė jepte njė mendim pėr Bahun (Bah nė gjermanisht do tė thotė pėrrua).
- Nuk ėshtė pėrrua, - tha mjeshtri, - ėshtė det.

* Bethoveni hyri njė ditė nė njė restorant tė Vjenės dhe i kredhur thellė nė pėrsiatjet e tij, po ia vinte veshin kamerierit, qė e kishte pyetur disa herė se ēfarė dėshironte. Pas rreth njė ore heshtjeje, Bethoveni thirri kamarierin pėr tė paguar.
- Po nuk keni porositur asgjė, - i tha kamarieri. Tashti mė thoni se ēfarė doni qė t'ju sjell?
- Sill ēfarė tė duash! - thirri Bethoveni, - po tė lutem mė ler tė qetė njė copė herė.jerėz pėrreth, qė ndalonin e i vėshtronin me habi.
* Mė 1807 apo 1808 Bethoveni u takua me Gėten nė Karlshtad.- Sapo u njohėn me njėri- tjetrin bėnė njė shėtitje me karrocė. Kur kalonin rrugės gjatė kėsaj shėtitjeje, shumė njerėz pėruleshin me respekt herė ndaj njėrit dhe herė ndaj tjetrit.
- Ėshtė e bezdisshme, - tha Gėtja, - tė jesh kaq i shquar. Tė gjithė mė salutojnė.
- Shkėlqesia juaj mos u shqetėsoni dhe aq shumė se ndoshta mė pėrshėndesin edhe mua e jo vetėm ju, - ia priti Bethoveni.
* Bethoveni nuk ishte i pashėm, madje ishte pothuaj i shėmtuar. Megjithatė nė piano dukej madhėshtor dhe shumė tėrheqės. Improvizonte, duke i detyruar tė pranishmit tė derdhnin lot. Ndonjėherė ia kriste tė qeshurit dhe, duke u tallur me tė pranishmit, thoshte me tė madhe:
- "Arti, ky ėshtė art!? Juve nuk jeni veēse budallenj".

* Njėherė nė njė pritje princore, kur po i binte pianos, dėgjoi qė njė i ftuar po bisedonte me zė tė lartė e po i bėnte komplimenta njė dame. Atėherė e ndėrpreu interpretimin, u - ngrit menjėherė dhe iku rrėmbimthi, duke i lėnė tė pranishmit tė shtangur.
* Njė ditė po luante nė piano Riz ,ish- nxėnės i tij, tė cilit Bethoveni i rrinte prapa nė kėmbė pėr t'i kthyer faqet e pentagramit. Nė njė ēast nxėnėsi bėri njė gabim dhe Bethoveni e goditi lehtė me gisht nė kokė. Mbasi mbaroi pjesa i tha:Tė lumtė, ke luajtur shumė bukur. Ajo qė tė godita lehtė ishte pėr tė treguar se me sa vėmendje tė ndiqja. Pastaj u ul vetė nė piano. Pėr t'i kthyer faqet e pentagramit ndenji prapa princesha Linhovski. Bethovenit i shpėtoi njė gabim. Princesha menjėherė e qėlloi me tė tre a katėr pėllėmbė jo dhe aq tė lehta nė zverk dhe i tha:
- Mė falni, por nė qoftė se pėr gabimin nxėnėsi duhet goditur me gisht, pėr mėsuesin duhet pėrdorur gjithė pėllėmba e dorės.
Tė gjithė qeshėn me shpirt dhe Bethoveni mė shumė se tė tjerėt. Pastaj nisi nga e para interpretimin, po kėsaj here, luajti nė mėnyrė tė mrekullueshme.

* Tashmė Bethoveni ishte bėrė i shquar nė tė gjithė botėn. Njė ditė, duke biseduar me nxėnėsin e tij, Cerni, i tha:
- Qysh kur isha fėmijė kam pasur njė edukatė muzikore tė keqe. Por pėr muzikėn kam njėfarė prirje.
Kėto fjalė ia tha me aq seriozitet, qė tė mos i merrte si shaka. Pastaj i vuri nė dukje se ai tashmė ishte muzikant qė kishte fituar lavdi tė pafund nė tė gjithė botėn. Po Bethoveni ia preu:
- Budallallėqe! Nuk mė ka shkuar kurrė nė mendje tė shkruaj pėr famė dhe nderime. Ajo qė kam nė zemėr kėrkon tė gjejė shpėrthim dhe prandaj unė shkruaj muzikė.

* Kur Napoleoni ishte thjesht konsull i parė, Bethoveni kishte admirim tė pakufishėm pėr tė. Atėherė po kompozonte simfoninė e tretė, tė cilėn e kishte titulluar "Bonoparti".
- Ishte Riz, i pari qė i solli lajmin se Napoleoni ishte shpallur perandor. Me tė dėgjuar kėtė, Bethoveni u bė si i tėrbuar dhe thirri.
- Edhe ai nuk ėshtė gjė tjetėr, vetėm se njė njeri fare i zakonshėm. Tani do tė nisė tė shkelė tė gjitha tė drejtat e njeriut, do tė plotėsojė vetėm ambicjet e tij dhe do tė ngrihet lart mbi tė tjerėt. Kėshtu do tė bėhet njė tiran i vėrtetė.
Pastaj e vuri simfoninė nė tryezė e shkiti ballinėn e dorėshkrimit, e grisi copė- copė, e hodhi nė tokė dhe e shkeli me kėmbė. E shkroi sėrishmi ballinėn, nė tė cilėn vuri titullin "Heroikja".


* Pas betejės sė Jenės Bethoveni shkoi me vrap te miku i tij Krumpholz, tė cilin e donte shumė. E pyeti se ē'gjė tė re kishte.
- Gjė e re, - u pėrgjigj miku, - ėshtė lajmi, i mbėrritur tashti, se Napoleoni i ka vėnė pėrpara edhe njė herė prusianėt nė Jenė. Bethoveni ia priti menjėherė:
- Mjerisht nuk marr vesh nga arti i luftės! Do tė kisha dėshirė tė madhe t'i jepja vetė njė mėsim tė mirė atij dhe ta shkatėrroja fare.

* Princi Linhovski kėmbėnguli pėr ta ftuar Bethovenin pėr disa javė nė kėshtjellėn e tij. Atje kishte tė ftuar edhe disa oficerė francezė tė Napoleonit. Princi shfaqi dėshirėn qė Bethoveni tė luante diēka nė piano nė praninė e tyre. Bethoveni u largua vjedhurazi nga salla pa u ndjerė fare.
Princi e kėrkui nė tė gjitha anėt dhe e gjeti Bethovenin nė dhomėn e tij. Bethoveni kur e pa, pėr pak sa nuk e goditi me karrike.
- Njė herė Bethoveni ishte nė shtėpinė e njė mikut tė tij dhe po luante njė marsh nė piano, me katėr duar, bashkė me nxėnėsin e tij Ferdinand Riz. Kėtė pjesė e kishte shkruar me porosi tė princit Linhovski.
Kur po interpretonte, dėgjoi njė kont tė ri tė dashuruar, qė i pėshpėriste pak si me zė tė lartė bukuroshes qė kishte pranė.
Atėherė Bethoveni u ngrit, largoi duart e Rizit nga pianofortja dhe thirri me zė tė lartė:
-Pėr kėta derra unė nuk luaj nė piano. Pastaj doli nga salla dhe s'u fut mė brėnda.

* Kur Bethoveni dirigjoi pėr tė parėn herė, simfoninė e nėntė, mjeshtrit e muzikės u treguan shumė tė kėnaqur.
Seler tha:
- Ėshtė gjeni qė zbukuron njė derr me xhufka dhe me lulka.

* Feliks Mendelsoni tha qė ėshtė njė muzikė pėr sarhoshė. Pėrkundrazi publiku u entuziazmua dhe i bėri njė pėrshėndetje tė nxehtė. Nė heshtje Bethoveni i ktheu kurrizin publikut. Kjo gjė u muar si mospėrfillje. Mikja
e tij, kėngėtarja Karolina Ungre e kuptoi shpejt se muzikanti shurdh nuk i dėgjoi brohoritjet, prandaj iu afrua mjeshtrit, e kapi nga shpatullat dhe e ktheu nga spektatorėt. Vetėm duke parė publikun dhe lėvizjet e tij tė gjallėrishme, Bethoveni e kuptoi triumfin e tij dhe u mallėngjye.

* Kur vdiq Bethoveni, mijėra vetė u mblodhėn rreth kortezhit tė pėrmotshėm. Prapa arkivolit ecnin ushtarėt, pastaj ishin njerėzit e shquar tė qytetit.
Njė i huaj, i ēuditur prej madhėshtisė dhe prej numrit tė madh tė njerėzve, pyeti njė plakė:
- Kush paska qenė ky gjeneral, tė cilit po i bėhen gjithė kėto nderime tė mėdha?
Plaka e pa e hutuar, pastaj buzėqeshi lehtė dhe i tha:
- Ka vdekur gjenerali i tė gjithė muzikantėve.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
 
Jeteshkrime te artisteve
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Art, Kulture & Sport :: Art-
Kėrce tek: