Rockandroll

rockandroll forumotion
 
ForumForum  PytėsoriPytėsori  KėrkoKėrko  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimiidentifikimi  

Share | 
 

 Judizmi

Shko poshtė 
AutoriMesazh
Molosi
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 111
Age : 37
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

MesazhTitulli: Judizmi   Tue 25 Mar 2008, 21:59

Feja e pare monoteiste e lidhur ngusht me popullin cifut dhe e lidhur ngusht me dy fete tjera monoiste Krishterimin dhe Islamin....

per fillim vetem kaq do shkruaj e pastaj vazhdojme se bashku
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
pumpkin
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 43
Age : 29
Location : up in the clouds
Registration date : 08/03/2008

MesazhTitulli: Re: Judizmi   Wed 02 Apr 2008, 05:17

Shum m'intereson ana mistike e k'saj feje. Kaballla, lidhja e saj me numerologji etc..
Ni kohe kom pas bejagi interesim per sufizmin: filozofi mistike e cila rrjedh prej islamizmit. N'baz t'numerologjis edhe t'figurave gjeometrike (enneagram) mundesh, sipas ksaj filozofie, mi zbolu pikat e forta edhe t'dobta t'personalitetit tond, edhe mandej t'tjerve...Me shku sipas nji udhe t'caktume, munesh me arrit shlirim shpirtnor...me shku n'nivel ma t'lart, mu largu prej botes materiale; botes t'perkoh'shme. (kto sipas ksaj filozofie pra)
N'ket deg iu kushtohet rendsi njeriut, e jo for Zotit. Ajo osht njo prej arsyeve pse m'intereson kaq shum. Pata lexu edhe per numerologji T'hindu-ve...bejagi do sene t'perbashkta me sufizem.Qata po kom qef edhe n'Kaballa mu fellu pak, e mi gjet senet e perbashkta me k'to tjerat. Besoj qe t'gjith k'to e kan ni thelb.

Hmm devijova pak nashta...Thjesht nuk m'interesojn faktet, storjet biblike, etc. n'lidhje me ket fe...kjo vlen per qdo fe sa i perket asaj.

PS. Nqs dini ma shum per Kaballa-n pra (edhe se kom fjalen per Kaballa-n e madones:p), folni..bahs kom qef me dit ma shum per qen sen:)
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Molosi
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 111
Age : 37
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

MesazhTitulli: Re: Judizmi   Wed 02 Apr 2008, 05:33

Pumpkin nuk pasna ndegju per qet Kaballa-n asnjiher.....
Kuse sa i perket Judizmit, shum i kushtohet rendesi Zotit ne kete fe, edhe shum punohet simbas rregullave qe dalin nga librat e shenjt te tyre si: Tora edhe Talmudi.....te cilat i rregullojne te gjitha qashtjet shoqerore e shpirterore te cifutet
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
pumpkin
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 43
Age : 29
Location : up in the clouds
Registration date : 08/03/2008

MesazhTitulli: Re: Judizmi   Thu 03 Apr 2008, 09:32

Shum t'quditshum jon kta njerz. N'venin ku banoj, ka bejagi shum jahudi ortodoksa, dhe qysh e thot edhe vet fjala (ortodoks), kta jon shum t'rrept per sa i perket fes. I sho fmit e tyre qysh i edukojn prej moshes t're qysh mu vesh e qysh mu sill. I sho djemt ka 6-7 vjet me zylyf..me kpuca t"zeza, pantolla t'zi, kmish t'bardh edhe pallt t'zez dej n'fund t'kamve. Nanat e tyre krejt ecin me perik n'kry (per shkak se jon pa flok). Kurr si nij tu fol gjuhe t'huj, po veq gjuhen e tyre. Nuk i qojn fmit e tyre n'shkolla t'shtetit, po n'shkolla private t'tyre...Thjesht nuk dojn me pas lidhje me qat shtet ku jetojn.
Esht per mu vlersu rujtja e kultures, mirpo une menoj qe qdo ekstremitet osht i tepert. Per mu prindi e ka per detyr met fol mir per kulturen e vet, me u mundu me ti shti n'qef vlerat e veta, po sigurisht jo me ti imponu qato sene prej fminis, edhe me t'izolu prej mundsive tjera; mos me ta jep shancen mi pa senet prej nji kondveshtrimi tjeter. Ajo sipas meje osht menyr/ tentim i keq per ruajtjen e kultures.
Mos keqkuptoni tash, nuk jom anti-fetare, e as pro fes. Me ata njerz une sillna mir, per derisa sjellja osht reciproke. Nuk m'pengojn aspak, e as nuk po i gjykoj. S'kom per qka me i gjyku..fakti qe jon asocial e bon t'vshtir per me i njoft k'ta njerz.
Une thjesht fola per ata qka kom pa, edhe qka kom mujt me konkludu prej asaj. Menimi jem per ta ndosha ish kan tersisht ndryshe nqs e kisha njoft nje jahudi ortodoks personalisht.

Dallimi mes jahudive n'Amerik me kta qe i pershkruva ma nalt osht teper i madh. Perveq qityne Bar Mitsva-v, menoj qe kurgjo skan t'perbashkt kto dy pal mesveti. E quditshme...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Molosi
Rock'and'Roll
avatar

Numri i postimeve : 111
Age : 37
Location : Gjilan
Registration date : 24/03/2008

MesazhTitulli: Re: Judizmi   Thu 03 Apr 2008, 20:22

Un do ta postoj diqka me shum rreth Judaizmit, ket punim e kam postu edhe ne nji forum tjeter me heret...mirepo ata qe nuk e kan lexu ne tjetrin forum munden me lexu ketu...edhe besoj se ka me iu pelqy





Judizmi

Judaizmi ėshtė njė ndėr fetė e para dhe mė tė vjetra nė tėr historinė e religjoneve. Judaizmi ėshtė feja e parė monoteiste nė historinė e religjioneve. Historikisht judaizmi u paraqit kah fundi I mileniumit tė dytė p.e.s nė veri tė Sirisė sė sotme, por historia e mėvonshme e Judaizmit ėshtė e lidhur me territorin e Palestinės respktivisht Lindjen e Mesme. Judaizmi ėshtė I lidhur me qytetin e Jerusalemit e veqanarisht me popullin Izraelit. Judaizmi pėr shumicėn e hebrejva nuk ishte dhe nuk ėshtė vetėm fe, por parasėgjithash ėshtė mėnyrė e jetės dhe njė pjesė e kulturės e cila ka ruajtur njė rol koheziv, kombėtar dhe shpirtėror. Pikėrisht si factor I tollė koheziv, Judaizmi ka bėrė qė hebrejt ta konsiderojnė veten e tyre “si popull I zgjedhur prej zotit”, dhe me kėtė pikėpamje tė ruajnė identitetin kombėtar. Judaizmi pėrveq ndikimit qė ka ushtruar te jahuditė aj ka dhėnė ndikim me rėndėsi edhe nė fetė e tjera e kjo vlenė veqanarisht pėr dy fetė e mėdha botėrore Krishtenizmin e Islamizmin. Njė qėshtje tjetėr me rėndėsi ėshtė antagonizmi I kohėpaskohshėm midis judaizmit, krishtenizmit dhe islamizmit. Ėshtė njė fakt I pamohueshėm se krishtenizmi nė fillim ishte njė sekt I judaizmit dhe se Besėlidhja e Re (dhjata e re) ėshtė e lidhur nė shumė pikėpamje me Besėlidhjen e Vjetėr (dhjatėn e vjetėr) apo me Biblen Hebraike.
Judaizmi ėshtė njė ndėr fetė e rralla e ndoshta edhe e vetmja e cila me sukses diku mė pak e diku mė shum iu ka bėrė ballė njė periudhė tė gjatė historike, presioneve tė shumta sa qė disa shkencėtar janė tė mendimit se judaizmi mbėshtetet nė struktura jashtė historike.
Shkrimi I shenjt I Judaizmit dhe I Judaistėve, ėshtė Bibla Hebraike e cila quhet Tora dhe ndahet nė tri pjesė kryesore:
a) Tora – apo ligji nė tė cilin jan pėrfshirė librat e Moisiut
b) Libri I numrave dhe
c) Libri I ligjit tė pėrtėrirė.
Tora ėshtė libri mė I vjetėr I shkrimit tė shenjt tė judaizmit, I sajuar nė shek. XII p.e.s dhe nė tė janė tė paraqitura pikėpamjet kryesore dhe e bėjnė si fe monoteiste. Sipas Torės nė botė ekziston njė zot I vetėm dhe I amshueshėm I Jahėve apo Jehova I cili e ka krijuar dhe e drejton botėn. Nė literaturėn fetare dhe nė fenė Judaiste rėndėsi tė madhe ka edhe Talmudi qė d.m.th mėsim ose studim, dhe I cili ėshė sajuar gjatė shek IV – V tė e.r
Nė Talmud nė pėrgjithėsi janė tė shėnuara normat qė kanė tė bėjnė me jetėn kombėtare dhe fetare tė hebrejve siq janė qėshtja e Besėlidhjes bashkėshortore, agjėrimi, festat, ritualet, gjėrat e shejta etj.
Strumbullari I besimit Judaist ėshtė besimi nė Jehovėn apo Jahvėn si njė I vetmi zot I amshueshėm, krijues dhe drejtues I botės nė kė kėtė qėndron thelbi I monoteizmit Judaist. Sipas teologjisė judaiste nuk ėshtė e lejuar qė tė pėrmendet emri I zotit pėr shkak tė respektit, dhe nė vend tė emrit Judaistėt pėrmendin sinonimet pėr zotin si: “I shenjti”. “Zotėriu”, “Krijuesi” apo judaisht “Adonai” etj. Sipas teologjisė Hebreje pėr zotin nuk mund tė dihet asgjė dhe ai ėshtė enigmė, por pėr tė duhet besuar se ai gjindet qdo kund dhe ai me vullnetin e vet ndėrhyn dhe I drejton ngjarjet. Gjithashtu sispas kėtij botėkuptimi zoti ka vendosur qė hebrenjt ti shapallė pjestarė tė njė populli tė zgjedhur dhe ai ka bėrė Besėlidhje me ta. Nė bazė tė kėsaj besėlidhjeje dhe nė bazė tė mėsimeve tė Torės dhe Talmudit dalin obligimet e cifutėve ndaj zotit dhe besėlidhjes me tė. Lutjet drejtuar zotit bėheshin nė njė tempull tė veqantė por ai tempull izraelit ishte rrėnuar nė shek e VI nga ana e babilonasve e mė vonė nė shek. I te e.s (viti 70) nga ana e romakėve, atėher filluan tė ndėrtoheshin objektet e veqanta tė kultit tė quajtura “Sinagoga”.
Nė librin kryesorė tė hebrejve nė Talmud janė tė paraqitura dispozitat e ndryshimeve qė kanė tė bėjnė me jetėn shpirtėrore, shoqėrore e fetare tė Hebrenjėve. Njė pjesė e kėtyre dispozitave janė urdhėresa ndėrsa pjesa tjetėr janė ndalesa, me anė tė kėtyre dispozitave rregullohen c`ėshtjet qė kaneė tė bėjneė me lindjen, vdekjen, jetėn, martesėn, cirkumcesion (rrethprerja – synetia). Njė ndėr karakteristikat kryesore tė judaizmit ėshė optimizmi nė jetė, shpresa se nė tė ardhmen do tė bėhet mė mirė nė jetė, dhe se zoti I cili ka krijuar botėn, nuk ka mundur ta krijojė si botė tė keqe dhe se do tė vijė Mesia (shpėtuesi), I cili do ta shpėtoj botėn nga tė kqijat. Sipas judaizmit do tė vijė dita e ringjalljes sė tė vdekurve dhe tė gjithė do tė paraqiten para gjyqit tė zotit dhe se do tė marrin shpėrblimin apo denimin sipas veprave tė tyre. Judaizmi gjithashtu kėrkon qė femijėt e lindur tė gjinisė mashkullore ta bėjnė rrethprerjen apo synetin deri nė javėn e parė tė jetės sė tyre. Hebrenjėt gjithashtu e kanė njė ditė tė javės pushim (tė shtunėn), sa I pėrket historisė sė Hebrenjėve mund tė themi se nė shėnime historike ata I hasim si njerėz tė lirė, nė shek. XIII p.e.s nė Egjipt kėta nėn udhėheqjen e Moisiut vendosėn nė territorin e sotėm tė Palestinės qė atėher quhej Hanan ose Kanan dhe aty e formojnė bashkėsinė e parė tė pėrbėrė prej 12 fiseve.
I pari nga mbretėrit Izraelit qė I vuri themelet e njė shteti tė fortė ishte Davidi. Biri I Davidit ishte Solomoni, I njohur pėr urtėsinė e tijė tė madhe I cili e ndėrtoi nė Jerusalem tempullin e parė cifut, I cili tham mė herėt u shkatėrrua nė shek VI nga babilonasit dhe njė numėr I cifutėve u syrgjynosėn nė Babiloni, pas kėsaj mbreti Persian Kiri I cili ngdhnjeu mbi Babiloninė I`au ktheu lirinė hebrenjėve dhe I lejoi qė ta ndėrtojnė sėrish tempullin. Nė periudhat e mėvonshme historike sidomos gjat periudhė se Aleksandrit tė madh, njė numėr I madh I hebrejve arriti nė Egjipt, duke formuar dy bashkėsi tė mėdha cifute, njėra nė Egjipt e tjetra nė Babuloni.
Me pushtimin romak tė Judesė, nė mesin e Hebrejve ekzistonin katėr grupe ose sekte tė cilat reagoni ndryshe ndaj pushtimit romak:
a) Farisenjėt: - tė cilėt ishin koservatorė dhe aristocrat, dhe kėmbngulnin nė lutje kolektive, kishin qėndrim mė tė butė ndaj romakėve.
b) Saducenjėt: - nuk besonin nė mundėsinė e ringjalljes sė tė vdekurve, qėndrimi I tyre ndaj romakėve ishte I ndryshueshėm, dhe armiqėsorė me romakėt pas kalljes sė tempullit nga romakėt.
c) Esenėt: - ishin pjestar tė njė sekti cifutėsh qė bazėn e kishin nė pjesėn veriore tė detit tė vdekur me qendėr nė Kumran, kėta bėnin jetė Askete (d.m.th. jetė e pėrsosur shpirtėrore e cila heqė dorė nga jeta luksoze), thelbi I doktrinės sė tyre ishte dualizmi, respektivisht e mira dhe e keqja, dhe ata ushqenin besimin se e mira do ta ngadhnjejė tė keqen.
d) Zelotėt: - tė cilėt ishin mė fundamentalist, nga tė gjithė dhe kundėrshtarė tė papajtueshėm tė romakėve.
Njė ngjarje me rėndėsi nė historinė e Judaizmit dhe Hebrejve ishte pushtimi I palestinės nga ana e muslimanėve. Hebrejt e pėrshėndetėn me njė mėnyrė ardhjen e muslimanėve ngase kėta kishin nj qėndrim mė tė butė, mė tolerant se sat ė krishterėt ndaj tyre.
“Koha e Artė” e Judaizmit ėshtė periudha e sundimit nė gadishullin Iberik nė pėrgjithėsi dhe nė Spanjė nė veqanti. Gjatė sundimit te arabėve nė Gadishullin Iberik, nga shek. VIII – XV hebrejt jetuan mė mirė se kurdo herė mė parė, gjatė kėsaj kohe lulėzoi arti, tragtia, filozofia, zejtaria etj.
Mirėpo kur nė vitin 1492 mori fund sundimi arab, Spanjollėt fillojnė njė fushatė tė egėr jo vetėm kundėr muslimanėve por edhe kundėr hebrejve, njė pjesė e tyre u konvertuan nė krishtenizėm, njė pjesė e tyre u persekutuan kurse pjesa tjetėr u detyrua ta lėshoj Spanjėn duke mėrguar nė vendet e tjera si nė: Holandė, Gjermani, Rusi, Ballkan, Turqi, Palestinė dhe Afrikėn Veriore etj.
Qė nga kjo kohė mund tė flitet pėr dy grupe cifutėsh pėr Sefardėt tė cilėt ishin cifutė tė ikur nga Spanja ku pėrmes Italisė kaluan nė zonat qė ndodheshin nėn pushtimin e Perandorisė Osmane, dhe Ashkenazėt, cifut tė cilėt u vendosėn kryesisht ne vendet e Europės Perendimore.
Pas krijimit tė atmosferės paksa tė volitshme nė kohėn e Iluminizmit ne shek XVIII nė Europė, e cila vazhdoi edhe nė gjysmėn e parė tė shek XIX, prap filluan tė paraqiten tendenca antijudaiste dhe anti semite, tė cilat kulmuan nė kohėn e Luftės sė dytė botėrore, dhe gjatė kėsaj lufte parasėgjithash nė Gjermaninė naziste u aplikua fushata pėr cfarosjen e hebrenjėve e njohur nė histori me emrin HOLOKAUST, e cila rezultoi me zhdukjen e mėse 6 milion hebrenjėve. Sot ekzistojnė rreth 17 milion hebrej numri mė I madh I tė cilėve jeton jasht Izraelit kryesisht nė SHBA.
Po thuajse nė tė njejtėn kohė kur u shfqėn tendencat anti – judaiste zuri fill edhe lėvizja Cioniste e cila lishte pėr qėllim themelimin e shtetit tė pavarur Judaist Izraelit, nisma erdhi nga Haim Vajsman I cili e formoi fondin pėr blerjen e tokave cifute nė Palestinė, sipas kėsaj politike e vetmja zgjidhje e c`ėshtjes cifute do tė ishte formimi I shtetit tė pavarur cifut nė Palestinė, kjo nismė gjeti pėrkrahjen parasėgjithash nga anglezėt dhe me 14 maj 1948 u formua shteti I pavarur Izraelit, me c`rastė shum palestinez u larguan nga trojet e veta duke mbetur refugjatė.
Me gjith unitetin e fortė tė Judaizmit si fed he si komb, brendapėrbrenda kėtij religjioni ekzidtojnė rryma tė ndryshme tė cilat midis tyre dallojnė nga qėndrimet e tyre ndaj traditės fetare edhe ndaj shtetit cifut, tė gjitha kėto rryma mund ti ndjamė nė dy grupe:
a) nė rrymėn Ortodokse apo neo – Ortodokse, dhe
b) nė rrymėn liberale apo reformiste.
Ortodoksėt cifut kėrkojnė qė tė respektohen me pėrpikmėri normat dhe ligjet qė dalin nga Tora dhe Talmudi, ngase se kėto janė tė pandryshueshme dhe tė amshueshme dhe se atyre as nuk mund tė iu shtohet dhe as mungohet gjė, kėta e kultivojnė shpresėn se njė ditė do tė vijė Mesia apo shpėtuesi I cili do tė vendosė shtetin e njėmend cifut.
Sa I pėrket grupit tė dytė pra Reformistėve dhe Liberalėve, ata njė kohė tė gjatė ishin nėn ndikimin e iluministėve europian gjithnjė duke respektuar bėrthamėn e judaizmit, kėrkonin harmonizimin e Judaizmit me kushtet e reja shoqėrore dhe nė nivelin e arritur tė diturisė p.sh ata pranojnė mundėsinė qė edhe femra tė jetė Rabine, madje heqin dorė nga ardhja e Mesies, janė mė pak konzervativ, bashkėpunojnė me shtetin etj.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
Shiko profilin e anėtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Judizmi   

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Judizmi
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Rockandroll :: Without Music :: Teologji-
Kėrce tek: